
Klejdi Daci
Klejdi Daci ka shënuar sërish gol me skuadrën e re Olmaliq në Uzbekistan. Sulmuesi shqiptar e nisi titullar ndeshjen e tij të dytë me fanellën e re dhe u kthye menjëherë në protagonist absolut teksa tundi rrjetën në minutën e 18’ duke zhbllokuar rezultatin.
Daci përfiton nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar dhe me dinakëri rrëmben kohën dhe topin duke dalë vetëm për vetëm me portierin të cilin nuk e ka aspak të vështirë për ta mposhtur.
Një gol mjaft i bukur nga bomberi 24-vjeçar që shënon kështu golin e tretë në Uzbekistan pas debutimit magjik me një dopietë të realizuar në ndeshjen e tij të parë.
Poll