Jasir Asani pas golit
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Esteghlal po luan në transfertë përballë Fajr Sepasi. Pjesa e parë e kësaj sfide, ësht mbyllur me shifrat 0-2 në favor të ekipit të shqiptarit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të sfidës. “Mëngjarashi” nga Shkupi, e tundi rrjetën në minutën e 42-të të sfidës, duke i dhënë një “dorë” afrimit me fitoren.
Asani po kalon një formë mjaft të mirë. Vetëm 3 ditë më parë, ai shënoi gol në Champions League aziatike, madje u bë pjesë e “Formacionit të Javës”, në këtë kompeticion.
Poll
