
Lindon Selahi
Widzew Lodz arriti një fitore të rëndësishme në javën e 12-të të kampionatit polak, duke mposhtur Radomiak Radom me rezultatin 3-2. Mesfushori Lindon Selahi u bë protagonist, duke realizuar golin vendimtar vetëm pak minuta pasi u fut në fushë.
Juljan Shehu ishte i vetmi titullar nga "katërshja" shqiptare, ndërsa Selahi dhe Andi Zeqiri u aktivizuan në minutën e 66-të. Vetëm tre minuta më pas, Selahi shënoi një gol të bukur që i dha fitoren ekipit të tij.
Ndërkohë, mbrojtësi Ermal Gallapeni qëndroi në stol, pasi trajneri vendosi ta pushonte pas angazhimit me përfaqësuesen e Kosovës. Me këtë sukses, Widzew Lodz ngjitet në vendin e shtatë me 18 pikë, gjashtë më pak se lideri Gornik.
Poll