
Ish-sulmuesi i Partizanit e ka nisur për së mbari aventurën e re në Itali tek Latina. Bëhet fjalë për Josef Ekuban, i cili vetëm pak ditë më parë u transferua në Serie C.
“Bomberi” e nisi eksperiencën në skaudrën që më së shumti është pjesë e Serie B me dygolësh që në takimin e parë. Ekuban vulosi suksesin 4-1 të skuadrës italiane ndaj Turis këtë fundjavë me shifrat 4-1. Në Tiranë, 25 vjeçari luajti në sezonin e para pandemisë përkatësisht 2019-2020.
Ish-“Demi” iu bashkua Emanuele Ndojt në Itali këtë merkato. Kujtojmë që mesfushori shqiptar luan tek Latina dhe ka veshur fanelën e Kombëtares dikur. Josef është vëllai i të madhit Caleb Ekuban, një emër i njohur i Superiores dhe një lojtar me bujë për sezonet me Partizanin në vendin tonë.
Golat e Josef Ekuban