Rubin Hebaj
Rubin Hebaj është shfaqur protagonist ditën e sotme, në ndeshjen që ekipi i tij, Sogdiana, fitoi në shtëpi përballë Qizilqum. Sfida e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Uzbekistanit, përfundoi 3-0.
Hebaj, ishte pikërisht ai që shënoi golin e dytë dhe të tretë për të tijët. Si fillim, 27-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-t, ndërsa për golin e dytë mendoi në të 53-tën.
Ish-i i Vllaznisë, Partizani dhe Teutës shkon kështu në kuotën e 7 golave në kampionatin e Uzbekistanit.
Golat e Rubin Hebajt
Poll
