Lorik cana - Elseid Hysaj
Lorik Cana është padiksutim një nga futbollistët më të dashur nga të gjithë tifozët shqiptarë. Ish-kapiteni kuqezi nuk kishte si të mungonte në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF, me ceremoninë e "Topit të Artë" 2025 që do të mbahet në "Teatrin e Operas dhe Baletit".
Pak para se të hyjë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”, Cana është takuar me Elseid Hysajn. Ky i fundit siç dihet pak muaj më parë i “theu” rekordin ish-kapitenit me ndeshjet e luajtur me Kombëtaren. Cana ka mbajtur veshur fanellën kuqezi në 92 ndeshje, ndërsa shkodrani deri më tani ka luajtur në 95 sfida.
Një dyshe mjaft e dashur nga tifozët, ndërsa mes tyre bënë edhe një përqafim mjaft emocionues, ku nuk munguan edhe batutat.
Poll
