
Juljan Shehu
Jujan Shehu po kalon padyshim një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtare shqiptare ka arritur të realizojë gol ditën e sotme në përballjen mes Piast Gliwice dhe Widzew Lodz në Poloni.
I gjendur brenda zone në një aksion të ekipit të tij, Shehu nuk gaboi dhe arriti të dyfishojë shifrat për skuadrën e tij. Aktualisht pjesa e parë e takimit është mbyllur në 2-0 për skuadrën e Shehut.
Ish-mesfushori i Laçit bëri debutimin e tij me Kombëtaren kuqezi në fitoren ndaj Andorrës me shifrat 3-0. Katër ditë pas asaj përballjeje, Shehu arriti të shënojë gol për ekipin e tij.
Goli i Shehut
Poll