Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ “I padëshiruar” nga Sylvinho, sulmuesi Anis Mehmeti bëhet viral në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “I padëshiruar” nga Sylvinho, sulmuesi Anis Mehmeti
Anis Mehmeti

Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti përjetoi një ndeshje “epike” kundër Swnase në Championship me skuadrën e Bristol City. Anësori asistoi në të 3 golat e shënuar nga ekipi i tij, i jashtëzakonshëm.

Në Angli, por edhe më gjerë është bërë virale momenti i golit të 3-të, ku 24-vjeçari kontriboi me asist në rreze gati të pamundur.

Që në nisjen e aksionit, Mehmeti dribloi plotë klas rivalin, më pas u ngjit në mesfushë, teksa në një rreze të ngushtë ndërveprimi, “shpik” korridor për sulmuesin japonez Hirakawa.

Në kualifikueset e “Botërorit 2026”, trajneri Sylvinho nuk e ftoi sulmuesin në fjalë, por mbetet të shihet nëse do i “rezistoi” dot për fazën “play-off” kundër Polonisë.  

 

   

Poll

Lexo gjithashtu