Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ I mjaftojnë 3 minuta, Anis Mehmeti shënon në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I mjaftojnë 3 minuta, Anis Mehmeti shënon në Angli
Anis Mehmeti, momenti i golit

Anis Mehmeti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bristol City po luan kundër Millwall. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Championship-it anglez po fitohet 2-0 nga Bristol.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e parë të kësaj sfide. Në minutën e 3-të të takimit, Mehmeti u gjend në kohën dhe vendin e duhur, duke dërguar topin në rrjetë.

Ky është goli i parë për Mehmetin në këtë sezon. Teksa, 23-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për Bristolin, duke fituar besimin e trajnerit, por e gjitha kjo falë aftësive të tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga