
Momenti i asistimit
Ermir Lenjani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Schaffhausen po barazon 2-2 në shtëpi përballë Baden.
Lenjani ishte ai që dha kontributin e tij në golin e parë, duke asistuar. Në minutën e 8’ të sfidës, ish-anësori i Kombëtares shqiptare dërgoi një super krosim në zonë, të cilin Da Silva e ktheu në gol.
Për 34-vjeçarin ky është asistimi i parë dhe ndeshja e 3-të që luan për këtë sezon të “Challenge League” në Zvicër.
Poll