Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Gol vendimtar në Premier League, ish-i i Vllaznisë shmang humbjen e ekipit të tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol vendimtar në Premier League, ish-i i Vllaznisë shmang
Belajdi Pusi duke festuar

Belajdi Pusi është shfaqur protagonist ditën e sotme në Premier Leaguen e Azerbajxhanit me ekipin e tij, Shamakhi. Këta të fundit barazuan me rezultatin 2-2 me Sabah Baku në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Ndërkohë që Pusi ishte ai që shmangu humbjen për të tijët. Kur ndeshja ishte 2 me 1 në favor të Sabah Baku, me anë të një goditje në kokë në minutën e 53-të, 26-vjeçari shkodran shënoi. Ish-i i Vllaznisë përfitoi edhe nga një pasiguri e portierit, duke tundur rrjetën.

Me këtë gol, Pusi ia doli që të barazonte shifrat dhe t’i siguronte 1 pikë ekipit të tij. Kujtojmë që sulmuesi shkodran u transferua te Shamakhi këtë merkato verore, dhe kjo sfidë ishte debutim për të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga