
Daku
Kryendeshja e javës së dytë të Premier League-s ruse mes Rubin Kazan dhe Zenitit ka përfunduar me barazimin dramatik 2-2. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe bomberi i Kombëtares sonë, Mirlind Daku.
Zeniti e mbylli pjesë e parë me avantazh të dyfishtë, pas golave të Mostovoy përmes penalltisë (11’) dhe rrjetës së Cassierra (36’). Megjithatë, Rubin Kazan dhe Mirlind Daku nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre.
Në të 47’ minutë shqiptari Hoxha barazoi shifrat, ndërsa në frymën e fundit i “zakonshmi” Daku barazoi gjithçka dhe i hoqi fitoren nga duart Zenitit. Një ndeshje plotë emocione, ritëm dhe 4 gola, por që në fund i shërbeu Rubinit vetëm 1 pikë.
Poll