
Nedim Bajrami
Nedim Bajrami ka dhuruar asist dhe ka shënuar gol, në ndeshjen që Sassuolo po fiton 0 me 2 përballë Salernitanas. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 7 minutave.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 31-të të Seria A dhe trajneri i Sassuolos vendosi të rikthejë Bajramin si titullar.
Vendim ky që ka rezultuar i suksesshëm. Fillimisht ishte asisti për Lauriente në minutën e 37’, që hapi sfidën. Më pas dhe goli i minutës së 44’ nga lojtari i Kombëtares shqiptare.
Kështu Sassuolo ka shkuar e qetë në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë janë dhe 45 minuta për t’u luajtur në “Stadio Arechi” të Salernos.
Asisti i dhënë nga Nedim Bajrami: (VIDEO)
Goli i Nedim Bajramit: (VIDEO)
Poll