
Ernest Muçi
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Ernest Muçi ka dhuruar paraqitje pozitive në ekipin e tij të Besiktas kundër Alanyaspor. Muçi është futur në fushë vetëm si zëvendësues dhe ka arritur të tregoi repertorin e tij më të mirë, duke asistur në golin e barazimit për gjigandët e Besiktas (1-1).
Me këtë asist ai numëron 4 gola dhe 2 asist. Këto statistika në Superligën turke 24 vjeçari i ka arritur në harkun e 24 paraqitjeve. Duhet thënë se Muçi ende nuk e ka fituar rolin e titullarit të padiskutueshëm në ekip.
Kartoni i tij sipas mediumit ekspert të “Transfermark” shkonë deri në 11 milionë euro, ndërsa kontrata me klubi në fjalë është e vlefshme deri në vitin 2027.
Poll