Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ernest Muçi nuk është “normal”! Sulmuesi i Shqipërisë “shkund” portën e Fenerbahces

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ernest Muçi nuk është “normal”! Sulmuesi i
Ernest Muçi

Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi ka shënuar golin e radhës me ekipin e Trabzonspor në Superligën turke.

Në minutën e 6-të, 24-vjeçari mbrojti bukur topin dhe më pas me “parabël” mposht portierin e Fenerbahces, duke bërë që stadiumi “Papara Park” në Trabzon të shpërthejë në festë.

Për bomberin e Shqipërisë, ky ishte goli numër 10 në Superligën turke, duke marrë profilin e “liderit” në ekip. Ndeshja e 3-të radhazi që Muçi shënon, tregues se po përjeton formë të jashtëzakonshme.

Nëse e mban këtë ritëm, ish-sulmuesi i Tiranës do të jetë “armë” shtesë për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, teksa Shqipëria do të përballet me Poloninë në Varshavë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.    

 

 

Poll

Lexo gjithashtu