Ernest Muçi shënoi një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë mes Besiktas dhe Ankaragucu. Talenti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70’, teksa supergoli i shënuar dërgoi në finalen e madhe Besiktasin pasi fitoi 1 me 0.
Ky ishte një nga objektivat e mbetur sezonal për Muçin dhe shokët e tij. Kampionati nuk po shkon si duhet sepse aktualisht ndodhen jashtë zonës europiane.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar 0 me 0. Kundërshtari tjetër finalist do të dalë nga ndeshja Trabzonspor – Karagumrug. Takimin e parë e ka fituar Trabzonspori në shtëpi 3 me 2.
Goli i Ernest Muçit:
Poll