Legjionari shqiptar Ernest Muçi pas atij Eurogoli me skuadrën e Galatasaray-t që po bën xhiron e botës për atë teknik parabole ndaj gardianit me eksperiencë të klubit gjigand turk, sot ka shënuar përsëri në një derbi.
Besiktas është në avantazh 1-0 kundër Kasimpasa, ish-ekipi i Hadërgjonajt. Ky është një derbi i vogël i Stambollit, ku Kasimpasa mban emrin e Presidentit Erdogan në stadium. Ernesti parapëlqen të shënoj në klasike dhe pas Derbit gjigand të Instambulit, sot “shënjestra” e radhës ishte ekipi i vogël turk.
Sulmuesi i Kombëtares po kalon super formë me 2 golat e fudnit në Trndyol Superlig. Ish-futbollisti i Tiranës në Shqipëri realizoi golin e vetëm të takimit deri tani në minutat shtesë të pjesës së parë.