Ernest Muçi
Para pak minutash janë publikuar formacionet e superndeshjes Trabzonspor – Galatasaray, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë.
Edhe pse u tha se sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi do të ishte i gatshëm për këtë sfidë nga minuta e parë, jo vetëm që emri i tij nuk ndodhet në formacionin bazë, por as në stolin rezervë.
Kjo mungesë është “goditje” për skuadrën nga qyteti i Trabzonit, aq me tepër ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për çështjen e titullit. Diferenca mes Galatasaray dhe Trabzonspor në krye të renditjes është 4 pikë, çka do të thotë se fitorja është “detyrim” në këtë ballafaqim për ekipin e Fatih Tekke.
Formacionet zyrtare
Poll
