
Eduart Rroca
Eduart Rroca shkëlqeu në sfidën e sotme që Keciorengucu zhvilloi me Sanliurfaspor. Një duel që u mbyll me fitoren 4-1 të skuadrës së Rrocës.
Ish-i i Kukësit ishte një nga protagonistët absulutë të sfidë, i cili gjeti 2 herë rrugën e rrjetës, ndërsa asistoi në një tjetër rast. Kështu fillimisht shënoi me penallti në minutën e 45+2, ndërsa në të 49-tën asistoi për shokët e skuadrës.
Por mesfushori nuk u ndal këtu, pasi shënoi për 4-0 në minutën e 61-të të sfidës, duke bërë që skuadra e tij të luante më e qetë.
Kujtomë se pas dopietës së ditës së sotme, Rroca ka shkuar në kuotën e 8 golave dhe ka dhënë edhe 8 asiste.
Poll