
Jasir Asani duke festuar golin e dyte
Jasir Asani është thjeshtë i pandalshëm në Kore. “Mëngjarashi” ka shënuar edhe golin e dytë në sfidën që Gëangju po zhvillon me Anyang.
Në minutën e 80-të të takimit, Asani gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar kështu një gol spektakolar. 29-vjeçari i jep kështu avantazhin skuadrës së tij në 2-1 ndaj kundërshtarëve, gol që më pas mori edhe vlerën e 3 pikëve.
Për shqiptarin ky është goli i dytë personal në këtë sfidë. Kujtojmë se golin e parë e shënoi në minutën e 57-të të takimit, duke barazuar shifrat.
Pas këtij goli shkon në 10-të numri i realizimeve në këtë sezon në 9 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 1 asist.
Poll