
Aktualisht po zhvillohet takimi i rëndësishëm i javës së 20-të të kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Spartak Moscoë. Ylli i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku është bërë protagonist në këtë sfidë që në pjesën e parë.
Sulmuesi 27-vjeçar ka arritur të realizojë dy gola për një hark kohor prej 20 minutash. Goli i parë i Dakut u realizua prej një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, ku sulmuesi kuqezi nuk e fali portierin e Spartakut.
Ndërsa goli i dytë u realizua me kokë, Daku i cili kërceu në ajër duke çuar topin në rrjetë. 27-vjeçari aktualisht regjistron 11 gola me Rubin Kazan në kampionat.
Goli i parë i Dakut
Goli i dytë i Dakut
Poll