
Ka përfunduar takimi Rubin Kazan - Spartak Moscoë me rezultaatin 2-1. Për skuadrën vendase të dy golat i realizoi Mirlind Daku, duke treguar me paraqitjen e tij se është gati për kualifikueset e kombëtares shqiptare.
Megjithatë, golave të shënuar të 27-vjeçarit shqiptar, ia prishi mbrëmjen një karton i dytë i verdhë që përkon në një të kuq. Daku u ndëshkua fillimisht në minutën e 28-të me karton të verdhë.
Ndërsa në pjesën e dytë të takimit në minutën e 75-të, sulmuesi kuqezi mori kartonin e dytë të verdhë duke marrë përfundimisht të kuqin në këtë takim. Këtë ndëshkim nga arbitri kryesor, Daku nuk e priti aspak mirë, megjithatë ai arriti t’i japë triumfin skuadrës së tij me dopietë.
Daku në momentin e kartonit të kuq