Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Broja “hajmali” për Burnley, sërish në fushë për klube pas 4 muajësh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Broja “hajmali” për Burnley, sërish në
Armando Broja

Skuadra e Burnley arriti të kualifikohet për në fazën tjetër të “Carabao Cup”, e njohur si Kupa e Ligës në Angli. Ata mposhtën me shifrat 2-1 Derby Country. Në golin e parë për ekipin e Scott Parker kontriboi edhe Armando Broja me asist (goli i Ramsey 4’). Clark barazoi shifrat në minutën e 35’.

Për Brojën, ndeshja zgjati deri në minutën e 63, ku u zvëvendësua me Barnes. Në “frymën e fundit”, Burnley gjeti rrugën e rrjetës me Sonne (90+1’). Duhet thënë se për klube, Armando Broja nuk kishte zbritur në fushë që prej datës 19 prill, Everton - Manchester City, bëhet fjalë për 4 muaj “pushim”.

Ndeshja e radhës dhe me shumë gjasa debutimi në Premier League me ekipin e ri për 23-vjeçarin shqiptar do të jetë as më pak e as më shumë kundër Manchester United në “Old Trafford”.    

    

Poll

Lexo gjithashtu