Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Besiktas e nis me fitore sezonin e ri, Ernest Muçi 100 minuta në stolin e rezervave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Besiktas e nis me fitore sezonin e ri, Ernest Muçi 100 minuta
Besiktas, Ernest Muci

Besiktas e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Superligës turke. Bardhezinjtë fituan me rezultatin e pastër 0-2 përballë Samsunspor në transfertë. Të dy golat u shënuan në rangun e 5 minutave në pjesën e parë. Fillimisht ishte Rafa Silva që zhbllokoi rezultatin në të 31-tën, ndërsa Gabriel Paulista dyfishoi avantazhin.

‘Shqiponjat e Zeza’ marrin 3 pikët e para duke i dhënë start kështu misionit titull për këtë vit. Klubi nga Stambolli ka bërë një merkato të bujshme me afrime si Ciro Immobile, Rafa Silva, Paulista e me rradhë duke u bërë pretendent për trofeun. Fitorja turpëruese 5-0 ndaj Galatasaray në Superkupë e konfirmoi më së miri këtë.

Për Besiktas, Milot Rashica e nisi nga minuta e parë duke qenë ndër më aktivët nga krahu i djathtë deri në minutën e 82’ kur u zëvëndësua. Në anën tjetër, titullar ishte edhe Arbnor Muja, por pa ia dalë të depërtonte në mbrojtjen mike.

Situatë e ndërlikuar ajo e talentit shqiptar, Ernest Muçi i cili e pa ndeshjen nga stoli për gjatë gjithë minutave. Madje, sulmuesi kuqezi nuk doli asnjëherë në nxehmje dhe nuk u preferua as në ndërrimin e Rafa Silva i cili është rivali direkt për pozicionin në fushë.

GOLAT

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga