Erion Hoxhallari
Erion Hoxhallari është bërë protagonist ditën e sotme në përballjen mes Termalica-Polonia Warsawa. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka dhuruar asist në prag të përfundimit të pjesës së parë.
Në një goditje këndi të akorduar për skuadrën mike, Hoxhallari shërbeu në mënyrë të shkëlqyer për bashkëlojtarin Przemyslaw Szur, i cili arriti të realizojë gol në minutën e 42-të.
Pjesa e parë e takimit përfundoi në avantazh të Polonia Warsawa me shifrat 1-0. Hoxhallari regjistron bashkë me të sotmen paraqitjen e 24-të në kampionat ku ka dhuruar tre asiste.
Poll