Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Arman Durmishi një "shigjetar" i vërtetë para portës, sulmuesi i Kombëtares lëshon të majtën e frikshme

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arman Durmishi një "shigjetar" i vërtetë para
Pamje nga ndeshja Juventus-Fiorentina

Prezenca e tij në sulm ka bërë që tek Juventus të ndihen "të qetë" sa i përket goleadorit të ardhshëm, kjo pasi tek sektori i të rinjve, Arman Durmishi po tregon se drejtuesit nuk kanë gabuar aspak që i kanë rinovuar kontratën.

Sulmuesi i Shqipërisë është treguar sërish efiçent në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e sotme mes skuadrës së tij Juventus U-20 dhe Fiorentina U-20, duke shënuar golin e vetëm të vendasve, në humbjen 1-2.

17-vjeçari e ka "nuhatur" saktë portën për herë të 13-të këtë edicion, numra aspak normal për një lojtar të moshës së tij. Sinjale serioze se ekipi A mund të ketë fatin ta mirëpres në të ardhmen që të provojë veten edhe në nivele më të larta.

 

Goli i Arman Durmishit

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu