
Ekipi i Bristol City ka zbritur sot në fushë, duke marrë një fitore të rëndësishme në fushën e vështirë të Norëich. Edhe pse sulmuesi Anis Mehmeti nuk e gjeti rrugën e rrjetës, goli i Sykes në minutën e 73 erdhi nga këmbët e shqiptarit.
Mehmeti dribloi bukur rivalin dhe nga linja anësore krosi në qendër të zonës mike, rast që rezultoi përcaktues për Bristol. Shqiptari është kthyer në pikë kyçe te ekipi i tij.
Titullar në çdo ndeshje, lojtari më i shtrenjtë në skuadër, shënues dhe asistues i shkëlqyer. Ndonëse Sylvinho po heziton ti jap shansin 24-vjeçarit ta tregojë veten te Kombëtarja, sulmuesi nuk e ka ndryshuar “marshin” me paraqitje të shkëlqyera. Pas 10 javësh Championship, Anis Mehmeti numëron 4 gola dhe 3 asist.
Krosimi i Anis Mehmetit te goli i Bristol City