Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 6 gola dhe spektakël në Premier League, mesfushori shqiptar protagonist me dopietë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 6 gola dhe spektakël në Premier League, mesfushori shqiptar
Nazmi Gripshi

Nazmi Gripshi nuk ka të ndalur me ekipin e Astanas në Premier League kazake. Në javën e 23-të, kryeqytetasit kanë pritur Yelimay Semey, e përfunduar 3-3. Pas 14 minutash lojë, Gripshi hapi serinë e golave.

Në të 27 minut, Astana dyfishoi me Amanovic, duke hedhur idenë se i kishin në “xhep” 3 pikët. Ndonëse rrjeta e Rolon ngushtoi diferencat. Gripshi shënoi të dytin personal në minutën e 61.

Megjithatë ndeshja u mbyll pa fitues, 3-3. Me këtë dopietë, Nazmi Gripshi ka arritur në 13 gola dhe 5 asiste në kampionatin e Kazakistanit, pavarësisht se është mesfushor. Duhet thënë se 28-vjeçari shqiptar nuk është thirrur kurrë nga Kombëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «Астана» | FC Astana (@fca.astana)

   

Poll

Lexo gjithashtu