
Dean Liço është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Igdir luajti përballë Adanaspor. Sfida e vlefshme për javën e 2-të të Kategorisë së Parë turke, përfundoi 6-1 në favor të Igdir.
Ishte pikërisht Liço ai që nisi serinë e golave për të tijët. Me një lëvizje mjaft të bukur brenda zonës, ish-kapiteni i Skënderbeut doli përballë portierit duke dërguar më pas topin në rrjetë.
Vetëm 11 minuta më vonë, mesfushori shqiptar asistoi për shokun e ekipit, Hatipoglu. Ky i fundit dërgoi topin në katërkëndëshin e kundërshtarit dhe çoi shifrat në 3-0.
Por Liço nuk u mjaftua me kaq. 24-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal, i cili ishte i katërti për ekipin. Në minutën e 51-të, Liço lëshoi një të majtë vrastare në hyrje të zonës, duke plotësuar kështu një sfidë perfekte.
Golat e Dean Liços: