
Mirlind Daku ndodhet në pauzë pasi kampionati rus fillon me vonesë në krahasim me ato europian prej kushteve ekstreme. Duke marrë shkas nga periudha e lirë në dispozicion, sulmuesi shqiptar është takuar me një figurë të madhe të sulmit botëror.
Daku teksa ndodhet në fazë përgatitore me Rubin Kazan ka takuar për disa minuta Dimitar Berbatov. Ish-i i United ëhstë parë në krahë të lojtarit kuqezi. Të dy dukeshin mjaft entuziast dhe gazmor. Vetë Mirlindi ka postuar foton në rrjetet sociale.
Bullgari ka lënë gjurmë me driblimet e tij dhe golat e jashtëzakonshëm ndër vite. Futbollisit ballkanas ka luajtur për ekipe shumë të mëdha si Manchester United, Tottenham, Monaco aop Bayer Leverkusen ku spikati në arenën europiane. Futbollisti i Kombëtares nuk ka nguruar të shfrytëzojë rastin për të shkëmbyer dy fjalë me një golashënues siç është ai vetë.