Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

UEFA Nations League, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në supersfidën europiane

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Nations League, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi
Arbitret shqiptare

Nesër do të luhen ndeshjet e fundit në grupet e UEFA Nations League për vajza, në të gjitha ligat A, B dhe C.

Një prej sfidave më të rëndësishme të ditës, ajo mes Islandës dhe Francës në Grupin A2 të Ligës A, do të gjykohet nga katër arbitre shqiptare, të caktuara nga UEFA për këtë përballje.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente. Eglantina Pjetrushaj do të mbajë rolin e arbitres së katërt.

Ndeshja Islandë – Francë do të zhvillohet nesër, më 3 qershor, në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reykjavik, në orën 20:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga