Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U sulmua ashpër për kalimin nga Kosova te Shqipëria, Etnik Brruti reagon pas ftesës së Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
U sulmua ashpër për kalimin nga Kosova te Shqipëria, Etnik Brruti
Etnik Brruti

Etnik Brruti është një nga të grumbulluarit e Sylvinho për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën. Mesfushori mori kështu ftesën e parë nga kuqezinjtë dhe tashmë do të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Si një nga risitë më të mëdha të listës së sotme ka reaguar në rrjetet sociale. Në “Insta-Story” ka publikuar postimin e FSHF-së ku është lista dhe e ka shoqëruar me një zemër të kuqe dhe me flamurin shqiptar.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Brruti u pajis me pasaportë shqiptare, teksa vendosi të lërë Kosovën dhe të përfaqësojë Shqipërinë. Ky veprim i tij shkaktoi shumë zhurmë, teksa mori edhe shumë kritika.

Pavarësisht të gjithave, tashmë 21-vjeçari i Malishevës do të ketë shansin të debutojë me Kombëtaren në sfidat e radhës, ku kuqezinjtë do të luajnë me Anglinë më 21 mars në “Wembley” dhe 3 ditë më pas me Andorrën në “Arenën Kombëtare”.

U sulmua ashpër për kalimin nga Kosova te Shqipëria, Etnik Brruti
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga