
Adrion Pajaziti është shpallur lojtari i më i mirë për muajin mars në Premier League 2. Talenti i Kombëtares shqiptare U-21 është një nga pikat kyçe te ekipi i Fulham dhe paraqitjet fantastike të këtij muaji i sollën dhe këtë çmim.
Pajaziti ka qenë fantastik gjatë marsit, ku në 3 ndeshje me ekipin e Fulham ka shënuar plot 9 gola. Pas këtij çmimi të fituar, 21-vjeçari ka folur për mediat zyrtare të klubit duke u shprehur shumë i lumtur.
“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Është një shpërblim për punën e palodhur që kam bërë dhe paraqitjet e mira që kam pasur kohët e fundit. Jam shumë i lumtur me rikthimin tim dhe fatkin që fituam 3 ndeshje radhazi. Skuadra luajti mirë muajin e kaluar, shënoi shumë gola dhe jam i lumtur që jam përfshirë në shumë nga golat që shënuam.
Qëllimi ynë është ta përfundojmë sezonin sa më mirë. Kemi disa ndeshje të mëdha që vijnë sin ë Kupë ashtu edhe në Premier League. Ne duam që të ecim përpara për të përfunduar këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua që ditë fitojmë kompeticionet në të cilat jemi ende në garë”, ka thënë Pajaziti.