
Nedim Bajrami ka folur në konferencë për shtyp tek klubi Rangers. Shqiptari në fjalët e tij ka përmendur edhe paraqitjen në Europa League ndaj United, përpos takimit të ardhshëm në lignë skoceze.
Shqiptari ishte i pranishëm si titullar në mitikun “Old Trafford”. Legjionari luajti për 71 minuta në derbin e Britanisë së Madhe të arenës europiane. Sipas “yllit” kuqezi blutë kanë bërë në ndeshje spektakolare kundër “Djajve” edhe pse u mposhtën 2-1 prej fatit të minutave të fundit.
“Unë mendoj se ishte ndeshje fantastike. Bëmë një ndeshje të madhe. Mendoj se po të luash jashtë kundër United dhe të shënosh në minutat e fundit nuk është pak, siç bëmë ne. Por ky është futbolli, kështu që ne duhet të shikojmë përpara dhe të fokusohemi tek e diela.
Kishim shumë mungesa. Disa prej lojtarëve tanë kyç nuk ishin në Angli, por të rinjtë performuan shkëlqyeshëm”, u shpreh Bajrami.