
Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani Kanë folur për përjetiemt e tyre me Kombëtaren. Ish-lojtarët janë shprehur për momentin më të bukur, për debutimin me Shqipërinë dhe për kë shohin si pasardhësin e tyre.
“Është e vështirë. U bënë 17 vite kuqezi. Çdo udhëtim e ka një fund. Jam krenar për veten po edhe për Kombëtaren. Vjen momenti që duhet t’i lësh vendin të rinjve. Unë kam luajtur gjithmonë në krahun e djathtë. Shoh si pasardhësin tim Asanin. Ka shënuar shumë gola këtë vit. Por duhet pritur edhe për ardhjen e Brojës. Kemi djem shumë të mirë dhe taniu duhet të shohim të kualifikohemi në Botëror. Dita ime më e lumtur fitorja në Portugali. Nuk mund t’a harroj kurrë. Edhe kualifikimi në Yerevan, Armeni është i paharrueshëm. “, u shpreh Odise Roshi.
“10 vite plot emocione dhe suksese. Falenderoj të gjithë tifozët për përkrahjen që na ka dhënë. Mario Mitaj është super lojtarë, super, super, super për mendimin tim. “, u shpreh Ermir Lenjani.
“Një situatë shumë e vështirë. Është gjë e bukur po edhe mërzitesh kur e sheh që je tërhequr. Krenari që kam luajtur për këtë fanellë. , u shpreh Klaus Gjasula.
"Normalisht në një periudhë 10-vjeçare, fanella e Kombëtares Shqiptare na ka rrit dhe burrëruar. Faleminderit atyre që na kanë mbështetur.", u shpreh Bekim Balaj.