Kanë kaluar 11 javë në Premier League dhe sulmuesi Armando Broja numëron vetëm 5 prezenca me ekipin e Burnley, nga të cilat asnjë si titullar. Mungesa e minutazhit ka ndikuar edhe te rendimenti i 24-vjeçarit, 0 gola, 0 asiste.
Në ndeshjen e Kombëtares ndaj Anglisë, e luajtur në datën 16 nëntor, Broja u fut në fushë si zëvendësues dhe la përshtypje pozitive me inkursionet në krahë.
Por “magjia” e sulmuesit në fjalë u “shua” shpejt, pas dëmtimit të rëndë që pësoi, aq sa doli me barelë. Edhe pse u prit një reagim nga skuadra e Burnley, nuk ka ndodhur kështu.
Një heshtje totale nga klubi anglez në lidhje me këtë temë, sikurse shqiptari të mos ekzistonte fare për ta. Në verën e këtij viti, Burnley shpenzoi 23 milionë euro për sigurimin e Armando Brojës nga Chelsea.
