Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U kërcënua me jetë, trajneri i Rubin Kazan tregon si u prit Mirlind Daku në Rusi

Shkruar nga NEWSPORT
U kërcënua me jetë, trajneri i Rubin Kazan tregon si u prit
Mirlind Daku

Situata e ndodhur me Mirlind Dakun në Euro 2024 pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci ishte një nga më të përfolurat. Jo vetëm nga serbët dhe maqedonasit, por edhe në Rusi, aty ku Daku aktivizohet me ekipin e Rubin Kazan.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u kërcënua me jetë nga “Brigada e Kuqe”. Këta të fundit i bënë thirrje që të mos rikthehej në Rusi, pasi do të vuante pasojat. Por trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov tregon se Daku u prit shumë mirë në ekip, madje të gjithë shokët kanë folur me të.

“Çdo gjë është në rregull me të. Shokët e ekipit e kanë takuar, kanë folur me të. Ne kemi parë që situata të tilla ndodhin, si në rastin e Demiral te Turqia përshembull. Futbolli është i përzierë me politikën, por detyra e lojtarëve është që ta ndajnë politikën nga futbolli”, është shprehur trajneri i Rubin Kazan, Rashin Rakhimov.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga