
Armando Broja
Kanë kaluar më shumë se dy javë nga transferimi i Armando Brojës te ekipi i Burnley në Premier League. Por ai deri tani nuk ka zbritur asnjë minutë në fushë nën urdhërat e trajnerit Scott Parker.
Por kjo nuk është e gjitha. Që prej datës 8 gusht, kur ka ardhur firma me Burnley, ku atë ditë nddodhi edhe stërvitja e parë. Por prej asaj date nuk ka më asnjë të re për Brojën. Asnjë postim apo “strory” në rrjetet sociale me klubin e ri.
Duket se sulmuesi shqiptar është “zhdukur” nga Burnley. Nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me lojtarin e Kombëtares apo se kur do të debutojë. U mendua se largimi nga Chelsea do të zgjidhte nga “zinxhirët” Brojën, por deri tani nuk ka ndodhur kështu.
Poll