Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Transfertat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Sylvinho ka gati ‘risinë’ e radhës në Kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Transfertat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Sylvinho ka gati
Adrion Pajaziti

Kombëtarja shqiptare për pak ditë do të nisë grumbullimin e kuqezinjve për dy sifdat e muajit tetor. Kombëtarja do të luajë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë, dy sfida mjaft të rëndësishme dhe që janë të vlefshme për Nations League.

Me Çekinë do të luhet më 11 teror në orën 20:45, ndërsa me Gjeorgjinë më 14 tetor në orën 18:00. Për këto dy takime priten edhe surpriza në përfaqësuese. Adrion Pajaziti me shumë gjasa do të jetë prurja e re Sylvinhos në grumbullimin e radhës.

21-vjeçari është një pikë kyçe e Kombëtares Shpresa, ndërsa për shkak të mungesës së Medon B Berishës dhe Keidi Bares, braziliani pritet t’i japë një shans Pajazitit. Ky i fundit luan si mesfushor me tipare sulmuesi dhe kontrolli i mirë që ka me topin ka tërhequr vëmendjen e stafit të Kombëtares.

Kujtojmë se 21-vjeçari u stërvit me Kombëtaren A edhe në grumbullimin e muajit shtator në Tiranë, por pa mundur dot të ishte pjesë e listës së ndeshjeve. Këtë herë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Pajaziti mund të përjetojë emocionet e Kombëtares A në duelet e këtij muaji.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga