Pas humbjes në shtëpi 3-2 kundër Galatasarayt, trajneri i Sivasspor ka folur në një intervistë ekskluzive për BeinSports të Turqisë.
Bulent Uygun, tekniku i skuadrës së Rey Manajt ka folur për lojën e ekipit, por pa harruar të jap opinionin e tij në lidhje me episodin e ndërhyrjes së shqiptarit.
“Arbitri përdori të gjithë vullnetin e tij në favor të Galatasaray. Ai jepte faulle sa herë që binin në tokë. Nuk na dha faullet që duhej të kishim.
Lojtarët e Galatasarayt vetëm vononin lojën gjatë të gjithë kohës, shtriheshin në tokë për të kaluar kohën.
Dukej që ishte një lojë nervash.
Sa i takon ndërhyrjes së Rey Manajt, ishte një e tillë e keqe. Edhe pse, lojtari i kundërshtarëve po vononte dhe po mbante topin në këndore, përsëri mbetet një ndërhurje e fortë.
Për mendimin tim është karton i kuq për futbollistin tonë.”, u shpreh trajneri 53 vjeçar i klubit turk të shqiptarit.