Nesër në orën 20:45 Cagliari i Alen Sherrit ndeshet me Milanin. Kjo është një ndeshje mjaft e vështirë për legjionarin duke parë se ‘rossonerit” janë fituesit aktual të Superkupës së Italisë dhe duket se janë ringjallur nga tekniku i ri portugez, Conceicao.
Trajneri i ishullorëve të portierit kuqezi ka folur në konferencën për shtyp para takimit me milanistët. Italiani ka komentuar afrimin e gardianit të ri Caprile, duke i thurur elozhe dhe duke lënë në hije në një farë mënyre ish-in e Egnatias.
“Unë e njoh shumë mirë portierin e ardhur. Kemi zgjedhur Caprile sepse është i aftë si mes shtyllave dhe në ndërtimin e aksioneve. Ai udhëhiqet të lëshojë topa të largët dhe sulmon hapësirat boshe kur është e nevojshme.
Scuffet nuk është se gjeti rrugën e duhur vetëm se iu bashkua një ekipi të madh si Napoli”, u shpreh Nicola për portierin e ri që pritet të rivalizojë fuqishëm Alen Sherrin.