Kombëtarja shqiptare prej 2 ditësh ka nisur përgatitjet për sfidën me Çekinë dhe Ukrainën. Lista e Kombëtares vazhdon të pësojë ndryshime.
I radhës që u është bashkuar kuqezinjve në stërvitje është futbollisti i Partizanit. Marcelino Preka ka veshur fanellën e ekipit A në mungesë të një ftese nga Alban Bushi.
Mbrojtësi do të stërvitet nga stafi i Sylvinhos dhe pjesa tjetër e lojtarëve pavarësisht se mungon ftesa e tij zyrtare. Shkodrani ëshët shndërruar në një lojtar titullar te kryeqytetasit duke fituar vendin e titullarit në formacionin e Aleksandar Veselinovic.
Kjo ka bërë që të marrë edhe vëmendjen e Sylvinhos me paraqitjen e tij. Kujtomë se më 16 Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë dhe me 19 do të duelojë me Ukrainën në “Air Albania” në orën 20:45. Rey Manaj, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti për shkak dëmtimesh do të mungojnë në këto takiem, ndërsa në vend të tyre është grumbulluar Arbnor Muja, Ardian Bajrami dhe Jon Mersinaj.