Al Ittihad ka fituar takimin në ligën e Arabisë Saudite me rezultat minimal, por ndaj një kundërshtari shumë të fortë siç është Al Ahli. “Luanët” kanë triumfuar 1-0 para publikut të tyre në Jeddah në një klasike përballë ekipit të të njëjtiti qytet.
Legjonari Mario Mitaj është vlerësuar me notën solide 7.2 kundër skuadrës së Mahrez. “Super” Mario ka luajtur titullar në 90 minuat të plota dhe në rolin e tij specifik në krahun e majtë të mbrojtjes. Goli është shënuar nga sulmuesi kryesor i ekipit të Marios, Al Shehri që zëvendësoi të përhershmin Benzema në majën e repartit. Mitaj kreu 2 interceptime, shkaktoi 3 faula dhe fitoi 2 duele ajrore. Shqiptari i Lindjes së Mesme dribloi suksesshëm vetëm 1 herë teksa mbizotëroi në krahun e tij të majtë nga mbrojtja në sullm.
Kështu, klubi i Kante, benzema, Aouar e Mario Mitajt ngel kryesues në kuotën e 24 pikëve, po maq sa ekipi i Neymar, Al Hilal. Klubi kampion në fuqi do të ketë konkurencë të fortë për titullin me lojtarin e kombëtares që shpreson të ngrejë lart titullin kampion në tokën e premtuar arabe.