Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Tifozët i kanë qejf lojtarët me potencial shumë të madh si Broja”, Redi Jupi i vjen në “ndihmë” trajnerit Sylvinho për pozitën e “9”

Shkruar nga NEWSPORT
“Tifozët i kanë qejf lojtarët me potencial shumë
Armando Broja, Sylvinho dhe Redi Jupi

Ish-trajneri i moshave te Kombëtarja Redi Jupi, pa harruar eksperiencën si futbollist i Shqipëerisë nga 1995 – 2006, është i zakonshëm në panelin e emisionit “Procesi Sportiv”. Jupi e ka “kanalizuar” diskutimin te sulmuesi Armando Broja:

“Në ndeshjen ndaj Anglisë, tifozët e mbështetën Armando Brojën. Publiku i ka qejf lojtarë që kanë potencial shumë të madh. Në fraksion të kohës apo zona të limituara, ai mund të bëjë gjëra që nuk mund ti bëjnë dot lojtarë të tjerë.

Broja nuk e mbyll dot aksionin si pykë, ndryshe nga sa vepron Rey Manaj te Kombëtarja. Sulmuesi i Burnley kur e merr topin kërkon të bëjë driblime, të asistoi, të bëjë shpërthime, të cilat jo gjithmonë kanë qëllim konkludimin në portë. Me lojën që kemi ne, nëse sulmuesi si ‘9’ sa herë që merr topi dhe nuk na e mbyll dot aksionin, kemi problem për të gjetur golin”.  

Poll

Lexo gjithashtu