Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Takim “kokë më kokë” me drejtuesit, Manaj heq dorë nga bonuset për Trabzonsporin

Shkruar nga NEWSPORT
Takim “kokë më kokë” me drejtuesit, Manaj heq
Rey Manaj

Rey Manaj po kërkohet me këmbëngulje nga Trabzonspor dhe me shumë gjasa gjatë kësaj merkatoje mund të ketë një transferim të tij. Sulmuesi nuk dëshiron më qëndrimin te Sivasspor dhe sipas mediave turke është gati të heqë dorë nga bonuset në kontratën e tij aktuale për të bërë më të thjeshtë kalimin e tij te Trabzonspor dhe diçka të tillë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve me të cilët ka patur një takim “kokë më kokë”.

Ndërkohë nga ana tjetër Sivasspor për të lënë të lirë shqiptarin kërkon minimalisht 3 milionë euro. Shumë pak në krahasim me kërkesat që kishte në merkaton e verës, ku për Manajn kërkonin 10-15 milionë euro.

Por gjithashtu deri më tani oferta më konkrete e arritur për lushnjarin nga Trabzonspor është 1.5 milionë euro dhe 3 lojtarë për Sivasspor. Ofertë kjo që për momentin nuk kënaq skuadrën aktuale të shqiptarin dhe ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë operacion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga