Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Synon prezencën në "Air Albania", Rey Manaj rikthehet në stërvitje me Sivasspor

Shkruar nga NEWSPORT
Synon prezencën në "Air Albania", Rey Manaj rikthehet
Rey Manaj duke u stërvit me Sivasspor

Rey Manaj është shfaqur në stërvitjen e sotme me ekipin turk të Sivasspor. Sulmuesi shqiptar është postuar në faqet e klubit teksa kryente ushtrime për mbajtjen e ekuilibrit. Ai është parë të merret më shumë me stërvitje pa top dedikuar fizikut dhe fitnessit.

Stërvitja u zhvillua në ambientet stërviotre të klubit nga Turqia qendrore nën drejtimin e trajnerit Bulent Uygun. Faza e parë ishte nxehmja me ushtrime kastile për nxehjen fizike, ndërsa më pas u tensifikuan gjërat. Janë kryer punë koordinuese ndërmjet reparteve dhe në fund punë taktike.

Ekipi i Sivasspor nga qyteti i Sivas pritet që stërvitjen pasardhëse t’a zhvillojë ditën e nesërme, me lojtarin e Kombëtares që pritet të jetë i pranishëm përsëri. Duket se tashmë ai do të stërvitet rregullisht me grupin, por pa shumë ushtrime ngarkuese.

Ekipi i Manajt do të ndeshet me Hatayspor, skuadra e qytetit ku ra tërmeti i famshëm, në datën 20 tetor këtë fundjavë për llogari të Trendyol Superlig ose superligës turke.

Synon prezencën në "Air Albania", Rey Manaj rikthehet
Rey Manaj

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga