
Qazim Laçi dhe Indrit Tuci me Kombëtaren shqiptare
Dita e sotme është shumë e rëndësishme për sulmuesin e kombëtares Indrit Tucin. Sulmuesi i Kayserispor sot feston ditëlindjen e tij dhe mbush 25 vjeç.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka munguar dhe i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale Indrit Tucit. “Sot i urojmë ditëlindjen sulmuesit të Kombëtares, Indrit Tucit! Gëzuar ditëlindjen Indrit!”, shkruan FSHF-ja.
Aktualisht, sulmuesi 25-vjeçar po luan në radhët e Kayserispor si i huazuar nga ekipi i Sparta Pragës. Tuci ka zhvilluar 2 paraqitje në Superligën turke me ekipin e tij të ri.
Kujtojmë se Indrit Tuci nuk ishte i grumbulluar as në ndeshjet e fundit të Kombëtares të zhvilluara në shtator.
Poll