Dy ndeshje mjaft të rëndësishme do të luajë Kombëtarja në Nations League. Sfida që marrin vëmendjen e të gjithë tifozëve dhe që vendosin për fatet e kuqezinjve në grupin B1.
Fillimisht ‘djemtë’ e Sylvinhos do të duelojnë me Çekinë më 16 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”, ndërsa përgatitjet për këtë takimm kanë nisur. Mbrëmjen e djeshme janë bashkuar me ekipin të gjithë lojtarët dhe tashmë është plotësuar grupi.
Në seancën e djeshme stërvitore siç dihet Mirlind Daku u ushtrua vetmë në palestër, për shkak të lodhjes që sulmuesi mund të ketë marrë nga udhëtimi. Ndëkrohë një tjetër lotjar që nuk u stërvit me grupin ishte edhe Elseid Hysaj, madje nuk shihet në asnjë moment me ekipin.
Mbrojtësi nuk dihet nëse ka probleme fizike apo arsye tjetër që mungoi në seancën stërvitore dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë për të dhe nëse kapiteni do të jetë i gatshëm ndaj çekëve.