
Seanca e djeshme stërvitore ka bërë me “dhimbje koke” trajnerin Sylvinho. Kjo pasi një nga lojtarët e Kombëtares ka shfaqur probleme gjatë stërvitjes.
Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili po projektohej titullarë në krah të Gjimshitit në qendrën e mbrojtjes. Por pas disa minutash stërvitje, futbollisti është shtrirë në fushë, pasi ka ndjerë dhimbje.
Më pas mësohet se ka “braktisur” fushën, duke dalë anash saj për t’i konsultuar me mjekun e skuadrës, ku është vendosur që lojtari të vazhdojë stërvitje të lehtë në palestër. Mbrojtësi ka ndjerë dhimbje muskulare dhe duket se ende nuk është gati 100% për të zbritur në fushën e lojës.
Siç dihet Ismajli ka munguar në disa ndeshje të Empolit për shkak të dëmtimit, ku ka bërë terapi intensive për t’u rikuperuar. Tashmë mbrojtësi rrezikon seriozisht gatishmërinë e tij për duelin me Anglinë, takim që do të luhet ditën e premte në orën 20:45 në “Ëembley”.