Edhe pse skuadra e Widzew Lodz nuk arriti të marrë dot pikë kundër Korona në shtëpi, e vlefshme për javën e 16-të në ligën polake, mesfushori shqiptar Juljan Shehu rezultoi “Lojtari i Ndeshjes” sipas “SofaScore”, nota 8.7.
Futbollisti 27-vjeçar shënoi golin e vetëm për ekipin, por statistikat e tij në këtë duel janë të jashtëzakonshme. Duke filluar me 86% saktësia e pasimeve, 75% saktësia e pasimeve të gjata, 2 pasime kyç, 2 goditje, 1 drejt portës, 3 driblime të sakta, 3 “pastrime” të zonës, 12 rikuperime të topit, 7 duele të fituara.
E gjithë kjo “panoramë” nga Shehu të sjell ndërmend, pa e ekzagjëruar Rodrin e Manchester City. Juljan Shehu mund të shërbejë si “motor” nën urdhërat e Sylvinhos për ndeshjet e fazës “play-off” të Kupës së Botës 2026.
